Si të rinovoj Lejen e Drejtimit (patentën)?

You are here

   

Ndër pyetjet më të shpeshta që bëhet nga qytetarët është aplikimi i rinovimit të lejes së drejtimit (patentës). Ju rikujtojmë hapat e rimarrjes së leje drejtimit si më poshtë:
 

1. Dokumentet që duhen me vete kur të paraqiteni në sportel:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  • Lejen e drejtimit aktual që zotëron.

2. Tarifa:

  • Rinovimi i lejes së drejtimit: 3,500 lekë.
  • Për të gjitha rinovimet e lejeve të drejtimit të kategorisë B që janë me afat 3/5-vjeçar ose janë me kufizime për shkaqe shëndetësore: 2,000 lekë.
3. Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?
  • Leja e re e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune. Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale:https://www.dpshtrr.al/gjurmim-lejedrejtimi!

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”