Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura?

You are here

 DPSHTRR informon:

Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura?

TVMP:

 Është taksë vjetore e detyrueshme, detyrimi i së cilës lind me datë 1 Janar të vitit përkatës;

 Përllogaritet dhe paguhet për periudhën 1 Janar - 31 Dhjetor të vitit përkatës;

 Ka vlefshmëri 365 ditë pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet;

 Duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë që të mund të kryeni Kontrollin Teknik të mjeteve rrugore.

 MBANI PARASYSH:

NËSE NUK PAGUANI TVMP-në BRENDA AFATIT TË VLEFSHMËRISË dhe paraqiteni në sportel për pagesë jo në vitin për të cilin ka qenë detyrimi për pagesë por në vitin rendës, JU DO TË PAGUANI:

 TVMP-në e prapambetur dhe Gjobën për pagesë të vonuar;

 TVMP-në e vitit aktual kur jeni paraqitur për pagesë, detyrim i cili ka lindur që nga data 1 janar e këtij viti, sëbashku me kamatën për pagesë të vonuar e llogaritur nga data 1 Janar, nëse paraqiteni pas datës 10 janar.

#DPSHTRR #MIE #TaksaDheDetyrime #PaguajTaksateMjetit #PaguajTaksatOnline #eAlbania #TaksaVjetoreeMjeteve #ShërbimeCilësore #MëLehtëMëShpejtMëLirë #VëmendjaTeQytetarët #AutomotorizimiShqiptar 

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga