Siguria Rrugore në shkollën "24 Maji", Vlorë!

You are here

   

Sa kohë i kushtojmë fëmijëve dhe sigurisë së tyre në rrugë?! Këtë të premte ishim me zemrat e vogla të shkollës 9-vjeçare “24 Maji”, në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore në qytetin e bukur të Vlorës! Zhvilluam orën edukative duke mësuar rregulla dhe situata nga broshura "Luajmë me hapa të sigurt!", për të kaluar më pas në prakticitet në cirkuitin e sinjalistikave vertikale dhe horizontale! Me stafin specializuar të Kryqit të Kuq të Vlorës, mësuam si duhet të veprojmë në rast rrëzimi nga biçikleta dhe kujdesit ndaj dëmtimeve të vogla. Jemi të dedikuar në edukimin e brezit të ri për një të ardhme të sigurt në rrugë!

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”