Siguria Rrugore në shkollën "Jorgji Dilo", Elbasan

Data e lajmit: 08 Apr 2022

E kush më shumë se fëmijët ushqehet me kuriozitet për të mësuar gjëra të reja! Nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan, zhvilluan orën mësimore të Kendit Eddukativ të Sigurisë Rrugore. dhe me shumë zell ju përgjigjën të gjithë pyetjeve të stafit tonë dhe kishin dëshirë për të mësuar akoma më shumë. Aktiviteti u zhvillua me klasat e pesta, ku të pranishme ishin edhe mësueset përkatëse, duke shpjeguar se sa i rëndësishëm, informues dhe praktik, ishte ky aktivitet bashkëngjitur orës në kurrikulën mësimore po me të njëjtën temë. Si gjithmonë, aktivitetit iu bashkua dhe stafi i Kryqit të Kuq, me këshilla praktike për ndihmën e parë.