Siguria Rrugore pranë shkollës “Ylber” 

Data e lajmit: 08 Oct 2025

Siguria Rrugore pranë shkollës “Ylber” 

Vogëlushët e shkollës “Ylber” mësuan se si çdo hap i tyre në rrugë ka rëndësi. Nga korsitë e biçikletave, tek semaforët dhe shenjat rrugore, e deri te mbajtja e rripit të sigurimit – çdo rregull është një mbrojtje për jetën e tyre.

Me lojëra edukative, pyetje interaktive dhe simulime plot argëtim, ata zbuluan se kujdesi në rrugë nuk është thjesht detyrë, por një mënyrë për t’u kthyer gjithmonë të sigurt në familje.

Siguria fillon që në bankat e shkollës, aty ku edukohen jo vetëm mendjet, por edhe zemrat!