Siguria Rrugore tek sheshi "Italia"!

You are here

Nuk rreshtin aktivitetet edukative mbi Sigurinë Rrugore nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor! Tashmë është kthyer në një aktivitet magnet për kalamajtë, përdoruesit e sotshëm e të nesërm të rrugës, si pasagjerë, pedalues, këmbësorë e drejtues mjetesh rrugore! U mblodhëm sot  së bashku me ta, tek “Sheshi Italia” për Ditën e Mobilitetit dhe Mjedisit, për simulime trafiku e mësime mbi sjelljen në sinjalistikën rrugore.