SINJALET RRUGORE

Data e lajmit: 08 Feb 2025

ZBRITJE E RREZIKSHME

Ku e ndeshim?

Ky sinjal vertikal rreziku ndeshet përpara fillimit të një pjese rruge të tatëpjetë, me pjerrësi të madhe.

  • Sinjali paralajmëron rrezik të shtuar në rrugë, ku hapësira e frenimit të mjetit rritet në krahasim me frenimin në rrugë horiontale.
  • Shifra në përqindje në sinjal tregon vlerën e pjerrësisë së rrugës, mbi bazën e së cilës duhet të përshtasni distancën e sigurisë me mjetet që ju paraprijnë.
  • Në rast se rruga është e lagur, duhet të ruani distancë shtesë.
  • Këshillohet të ulni raportin e shpejtësisë (marshin), për të kontrolluar më mirë shpejtësinë e mjetit dhe të shmangni përdorimin e shpeshtë të frenave, për të evituar mbinxehjen e elementeve frenuese.