Standarde të reja ne DRSHTRR Dibër!

Data e lajmit: 24 May 2022

Shërbimet e Transportit Rrugor në Dibër i bashkohen standardit të ri të kushteve të punës e të shërbimit që Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor po kujdeset të garantojë anembanë vendit!

Shihet qartë transformimi i rajonales së qarkut që përmbledh bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos e Mat, ku shërbehen rreth 20,500 mjete dhe 41,000 drejtues mjeti!

Në këto drejtori, ka jo vetëm reformim të thellë të praktikave, risi e rikonceptim sistemesh operative, por edhe ndërhyrje domethënëse në infrastrukturën fizike! Natyrisht ka ende probleme me fenomene negative në disa zona e sektorë problematikë, me kulturën e punës, me anën njerëzore e me kontrollin ndaj risqeve, por situata sot është si dita me natën, në çdo plan, krahasuar me situatën si u gjet.