Studentët e Degës Auto-Mekanike të Shkollës Industriale Pavarësia, Praktikë Mësimore pranë QKT Vlorë

You are here

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, zhvilluan një orë mësimore ndryshe ose në "terren", në kapanonin e Qendrës së Kontrollit Teknik, Vlorë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, mbështet dhe është gjithmonë krah edukimit dhe formimit të arsimit profesional në vend.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga