“Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë - 22 Nëntor 2019”

You are here

DPSHTRR i bashkohet nismës GREEN "Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë"!

Një histori unike dhe frymëzuese e cila flet sesi një grup të rinjsh u bashkuan, për të organizuar aksionin më të madh qytetar në Shqipëri. Vullneti i tyre dhe vendosmëria për të mposhtur çdo paragjykim, bëri të mundur aktivizimin e 147.000 pjesëmarrësve në aksionin e parë kombëtar të pastrimit.

Më 22 Nëntor 2019, shikojmë me krenari sesi në 6 vitet e fundit, Green Line Albania, me mbështetjen qindra vullnetarëve, institucioneve qëndrore dhe vendore, organizatave ndërkombëtare, komuniteti të biznesit, trupit diplomatik e mediatik, ia kanë dalë mbanë të angazhojnë mbi 1.600.000 vullnetarëve në 12 aksione të organizuara ndër vite. 2013 - 2019 sjell një cikël përsëritës të datës 22 Nëntor. 

E Premtja e parafundit e Nëntorit e gjen Shqipërinë në aksionin e 13 kombëtar. 

Falenderojmë stafin e përkushtuar të drejtorive rajonale të cilët u solidarizuan me nismën sensibilizuese për mbrotjen e ambientit! “Ta Pastrojmë Shqipërinë” nuk është më një ftesë por një thirrje për këdo që e quan veten Shqiptar!

Mbrojtja mjedisore po kthehet në një nga prioritetet tona si institucion falë politikave GREEN që po implementohen për herë të parë dhe që shumë shpejt do konkretizohen në projekte shumë interesante! Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbeten përherë mirënjohës!