Takim mes stafit të DPSHTRR dhe Përfaqësues të Shoqatave dhe Operatorëve të Transportit Ndërqytetës

Data e lajmit: 23 Dec 2022

Me përfaqësues të shoqatave dhe të operatorëve të transportit ndërqytetës, sëbashku me Z. Afrim Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Task Forcës së Transportit Rrugor dhe përfaqësues nga Drejtoria jonë e Transportit në Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,  në mbyllje të 2022-shit, një vit jo i lehtë për këtë sektor, për të ndarë shqetësime, ballë për ballë, risi e zhvillime nga aktet rregullatore dhe nga projekti eTransport, si edhe për të garantuar përkushtimin tonë e mbështetjen e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për komunitetin e transportuesve.

Na pret një vit i ri 2023 sfidues, sa i takon rëndësisë dhe vështirësisë së reformës në Transportin Publik, por kurrë më parë nuk kemi patur një momentum kaq pozitiv vullneti nga shteti dhe kapacitetesh tona teknike e financiare, falë rritjes e fuqizimit si ent, 2019-2022, duke u ndjerë tashmë shumë afër ditëve të bardha për këtë rrjet linjash e shërbim kaq jetik për qytetarët.