Targat e formatit Italian dhe Amerikan!

Data e lajmit: 11 Apr 2024

Keni blerë një mjet të ri dhe pjesa e përparme ose e pasme e mjetit nuk ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e targës së formatit normal

 Ju mund të aplikoni për targë:

 Format Italian, ku nga miratimi i ligjit numërohen 17,362 targa të prodhurara;

 Format Amerikan, ku nga miratimi i ligjit numërohen 7,340 targa të prodhurara;

 Format për motomjete, ku nga miratimi i ligjit numërohen 10,115 targa të prodhurara,

në Drejtorinë Rajonale ku ju keni të regjistruar mjetin duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

 Dokument Identifikimi;

 Lejen e qarkullimit të mjetit;

 Në momentin që targa mbërrin në DRSHTRR, ju duhet të dorëzoni targën/targat normale dhe të tërhiqni targën Italiane/Amerikane!

 Udhëtoni konform rregullave të Kodit Rrugor!