Targë/at të dëmtuara?

Data e lajmit: 20 Sep 2024

 Targë/at të dëmtuara?

Kushtet e kategorizimit si e dëmtuar:

 Dëmtimet të jenë pjesore;

 Të gjithë elementët përbërës të targës/ve të jenë të identifikueshëm/me.

Ruaj të njëjtat targa “NËSE TARGA E DËMTUAR” plotëson të 2 kushtet e mësipërme!

 Paraqituni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente:

 Dokument Identifikimi;

 Lejen e Qarkullimit të mjetit;

 Targë/at e dëmtuar/a.

 Nëse targat janë sipas sistemit të vjetër, duhet të ndryshohen sipas formatit të ri!