Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Greqi por jo vetëm, një lajm i mirë nga Greqia

You are here

Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejedrejtimeve mes Shqipërisë e Greqisë! Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave! Rreth 700 euro kursejnë shqiptarët në Greqi, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi, por mund të kryejnë konvertimin.

Gjithashtu, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me lejedrejtimi ndërkombëtare! Rritja e standardeve dhe e sigurisë së LejeDrejtimit shqiptare, si proces kualifikimi dhe si cilësi prodhimi është një tjetër faktor që ndihmon në procesin e njohjeve nga shumë vendet anëtare të BE-së!

Pas Greqisë vijon puna për njohjen së shpejti edhe nga Gjermania!