TIS 2025 u mbyll, por energjia e inovacionit sapo ka nisur.

You are here

TIS 2025 | Edicioni i Dytë

Transport | Inovacion | Siguri

TIS 2025 u mbyll, por energjia e inovacionit sapo ka nisur.

Me mbështetjen e Tirana Bank, ABI Bank dhe Credins Bank këtë vit pamë më shumë se thjesht projekte.

Pamë vizione. Ide që sfidojnë rregullat. Të rinj që mendojnë përtej së sotmes.

Ky edicion nuk ishte konkurs por një “brainstorm lab” ku aplikantët ndezën skenën me ide novatore për sigurinë dhe transportin e së ardhmes.

Energjia? Elektrizuese…

Fituesit që shënuan standardin 2025:

Kaska ALBTech – Laert Ferracaku, Shkolla Profesionale “Hasan D. Gina”, Lushnje

LookUp – Xhurian Shaba, Universiteti Politeknik i Tiranës

Vijat fosforeshente – Adriana Danellari, Universiteti Politeknik i Tiranës

TIS ju pret vitin që vjen.

Inovacioni nis me një ide. Dhe ajo ide… mund të jetë e juaja.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”