Transformimi i Qendrave të Kontrollit Teknik/ Dhjetor 2020 -  Shtator 2022

You are here

Dhjetor 2020 -  Shtator 2022

Një ambient shërbimi sa më i kulturuar, më i rregullt, sa më i mirëorganizuar e i kuruar estetikisht, funksional dhe i pastërt, është thelbësor për Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Eksperienca e qytetarit që vjen për tu shërbyer tek ne duhet të jetë sa më frymëzuese drejt mirësjelljes e së bukurës, sa më bashkëkohore dhe të shprehë cilësi. E shkuara e hidhur e shërbimeve të transportit rrugor, që punojmë të mos përsëritet më kurrë, nga një anë, dhe e sotmja që duhet të garantojë shërbime transparente e korrekte, lidhen fort me kujdesin tonë për kushtet e punës, për motivimin e ekipit dhe detyrimin për të investuar në komoditetin e shumëpritur nga mbi 3 milionë qytetarët në vit që frekuentojnë sportelet dhe qendrat e Automotorizimit Shqiptar.

(Fotot nga seria Transformimi i Qendrave të Kontrollit Teknik )


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga