Vijojnë punimet në QKT Fier!

Data e lajmit: 22 Apr 2022

Vijojnë punimet në kantierin e Qendrës së Kontrollit Teknik në Fier, ku tashmë ndryshimi është i prekshëm. Pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, ky kompleks ofron shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, dhe është një nga investimet më me rëndësi të DPSHTRR-së! Po rikualifikohet tërësisht objekti, pajisje e mobilim i ri, ndërhyrje në të gjithë oborrin, instalime të reja, ndriçim, kullime dhe trotuare. Ky është një investim me fonde 100% nga vetëfinancimi i DPSHTRR!