Vijojnë verifikimet në terren nga DPSHTRR përmes "Njësisë së Kontrollit", ku PIT-STOP i rradhës ishin subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e "Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Gomave"

You are here

Në vijim të verifikimeve të ushtruara deri më tani në terren nga DPSHTRR përmes "Njësisë së Kontrollit", PIT-STOP i rradhës ishte pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e "Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Gomave".

Procesi i kontrollit të kritereve të ofrimit të shërbimit në këto subjekte, kryhet sipas përcaktimeve në Ligjin nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to” i ndryshuar dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Në përfundim të verifikimeve të ushtruara u konstatua që subjektet ushtronin aktivitetin e tyre në përputhje me specifikimet sipas Akteve Nënligjore:

  • Të pajisura me licencën e ushtrimit të veprimtarisë;
  • Përgjegjës Teknik të pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP);
  • Regjistra të plotësuara sipas modeleve të miratuara.

Njoftojmë të gjithë subjektet të respektojnë rregullat për ushtrimin e veprimtarisë për të shmangur Masat Administrative të parashikuara sipas Ligjit.

Përmes verifikimeve në terren synojmë të kontrollojmë dhe udhëzojmë subjektet që të ofrojnë shërbime konform rregullave të përcaktuara në Ligj duke garantuar shërbim të denjë dhe të sigurt për këdo që merr shërbim pranë tyre!

Për informacione më të detajuara mbi rregullat e përcaktuara për kryerjen e shërbimeve dhe për ushtrimin e veprimtarisë nga këto subjekte: https://www.dpshtrr.al/mjete/njesia-e-kontrollit

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”