Vijon puna rikualifikuese në DRSHTRR Dibër!

Data e lajmit: 28 Mar 2022

   

Vijon puna për rikonstruksionin dhe shtesën në objektin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër. Në proçes janë rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik dhe sistemimi i oborrit, rrjeti i ri i furnizimit me energji, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, ndriçim e gjelbërim, e një sërë zërash të tjerë të cilat kishin nevoje emergjente për rikonstruktim! Përmirësimi i kushteve për shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe për personelin e shërbimit, është prej kohësh pjesë e nismave së DPSHTRR-së!