Vijon puna rikualifikuese në QKT Gjirokastër!

Data e lajmit: 09 May 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon punën për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Gjirokastrës, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin dhe rritjen e sigurisë në proceset teknike të shërbimit!  Investimet jo nga buxheti i shtetit por 100% me fondet e DPSHTRR nga vetëfinancimi si një rezultat i mirëadministrimit. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato për qytetarët shqiptarë.