Ndër temat e diskutimit tonë me kolegët gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitalizimit, Gjermani, ishte edhe sektori Retro, rregullat dhe praktikat e tyre. Me shumë interes ishte prezantimi i Z. Christian Theis, mbi politikat dhe shërbimet e Automotorizimit Gjerman për mjetet historike, përveçse zyrtar edhe posedues i disa mjeteve historike të regjistruara në vendin e tij, ku me kënaqësi pamë sa mirë e afër jemi në praktikat e Retro Albania, duke marrë përgëzimet e miqve gjermanë për DPSHTRR!
Në Gjermani, mjetet historike regjistrohen me status e targë (H), njësoj siç ne i regjistrojmë me targë (R), e atje taksa vjetore ishte 191 Euro (ndërsa ne e kemi 18,000 Lek për 4 vite)! Njësoj si ne, mjetet historike duhet të ishin prodhuar mbi 30 vjet nga hyrja në status H - Historike (tek ne R - Retro), dhe duhet të plotësonin kriteret teknike, të origjinalitetit e të paraqitjes (njësoj si ne). Po ashtu njësoj si ne, në Gjermani mjetet historike mund të mbanin edhe targa standard, nëse plotësonin kriteret e importit, duke u taksuar standard (pra pa avantazhe si mjete historike), bazuar mbi vjetërsi, ndotje, cilindratë. Njësoj si ne (targat R por me fushë kafe), edhe Gjermania praktikonte për mjetet historike një targë Koleksioni, e ngjashme me targë prove (me kodin 07), me libër që duhej mbushur në çdo lëvizje, për rastet e flotave të koleksionit, pra 1 targë për disa mjete (lëviz vetëm 1 mjet në një kohë), edhe kjo targë me tarifë vjetore 191 Euro!
Në Republikën Federale të Gjermanisë, deri në fund të vitit 2022, ishin të regjistruara 731,798 mjete historike, nga të cilat 648,403 autovetura, 18,499 motoçikleta, 573 autobus, 35,183 kamionë, 578 rimorkio, 22,450 traktorë/zetorë, ndaj u ndjemë krenarë që ndonëse ne jemi një realitet shumë modest (Shqipëria nisi aplikimin e Regjistrit Zyrtar RETRO vetëm në vitin 2020!), morrëm vlerësim shumë pozitiv për punën e deritanishme të Retro Albania dhe aktivitetet fantastike të organizuara në një kohë kaq të shkurtër, për krijimin e kushteve që komuniteti shqiptar i të apasionuarve, por edhe publiku i gjerë, të ruajnë dhe evokojnë trashëgiminë automobilistike!
Retro.al RETRO Club www.retro.al