Vizita e stafit të Drejtorisë Ekonomike pranë Ishullit të Zvërnecit

Data e lajmit: 25 Jun 2024

Prej kohësh, në venat e DPSHTRR-së kalon pasioni për trashëgiminë kulturore dhe promovimi i saj!

Nuk mund të kishte përmbyllje më të mirë të “Staff Retreat” të organizuar fundjavën e shkuar nga Drejtoria Ekonomike në Vlorë, sesa vizita në Ishullin e Zvërnecit, aty ku takimi i natyrës me historinë është një eksperiencë unike!

Nga Manastiri shekullor i Shën Mërisë, aty ku edhe vetë natyra ruan me fanatizëm magjinë që ky Oaz ofron, përcjellim mesazhin tonë për rëndësinë e trashëgimisë kulturore për një komb me vlera për brezat e ardhshëm!