Vox Pop Testi Teorik për Lejen e Drejtimit

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka realizuar vox pop-e, duke pyetur aplikantët për lejet drejtimi pas testimit të teorisë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi, për përshtypjet mbi fazën mësimore, mbi testin e teorisë dhe mbi simulimin online të testit.

Shumë prej tyre, përveç mësimit në autoshkolla, janë praktikuar edhe me simulimin e testimit online çka i ka ndihmuar në familjarizimin me fjalitë dhe në heqjen e frikës, duke u rritur besimin tek mësimi dhe sigurinë tek procesi meritokratik e objektiv.

Për të kryer testet online ndiqni linkun: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/, gjithashtu mund ta shkarkoni edhe si aplikacion në Play Store “Leje Drejtimi DPSHTRR” në: https://play.google.com/store/apps/details...

Po punohet që ky aplikacion të konfigurohet edhe në App Store.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju këshillon të ushtroheni vetëm me platformat zyrtare të kësaj drejtorie sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e testit zyrtar të lejes së drejtimit duke evituar në këtë mënyrë simulimet jozyrtare.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga