Web i ri i DPSHTRR!

Data e lajmit: 15 Jan 2022

   

Edhe gunën edhe punën! 2022-shi me tjetër risi për DPSHTRR! Web i ri, i riorganizuar, i përmirësuar si strukturë informacioni e i përditësuar në tërësi, në çdo menu e përmbajtje, modul e aplikacion, për një funksionalitet maksimal në shërbim të qytetarëve e subjekteve që interesohen për shërbimet e transportit rrugor!

Kabineti dhe skuadrat tona të Informimit dhe Komunikimit, Statistikës e Koordinimit të Shërbimeve Digjitale po punojnë për një faqe shumë më praktike, miqësore nga çdo pajisje, të thjeshtë e të lehtë për vizitorët, shterruese në çdo udhëzim e orientim!  www.dpshtrr.gov.al