Webi i ri i DPSHTRR akoma më i hapur për çdo denoncim!

You are here

   

Webi i ri i DPSHTRR, akoma më i hapur për çdo denoncim, ankesë, indicie, informacion nga qytetarët/subjektet! Anonim apo i identifikuar, mbi akte nga punonjësit tanë apo për anomali në mjete rrugore, transport të licensuar, autoshkolla, taksi, si operatorë të tretë! Shërbimet e Transportit Rrugor sot as kanë krahasim me dje, por ndërsa kemi progres në shumë aspekte, si një aktivitet që po kap rreth 3 milionë praktika/shërbime në vit, kemi ende shumë problematika, shmangie, fiktivitet, përpjekje për abuzime, mos njohje të drejtash, mosvetëdije, mungesë informacioni, sekserë që i vijnë rrotull drejtorive rajonale, akte korruptive apo fenomene negative që me siguri shfrytëzojnë subjektivitete e boshllëqe, rrethe të ngushta lokale e mbi të gjitha kulturën e heshtjes dhe mosdenoncimit! DPSHTRR i bën thirrje çdo qytetari, subjekti, dëshmitari në një rast abuzimi, të shfrytëzojë lirisht platformat publike online në webin www.dpshtrr.gov.al të cilat dërgojnë çdo rast me konfidencialitet të plotë në adresën e duhur! Na shkruani, na ndihmoni të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë, si edhe të mos lejohet ngrënia e hakut të askujt, nga ne por edhe mes tregut ku operohet. Denonconi - ZËRI JUAJ DËGJOHET!
  • DPSHTRR
  • Bashkëqeverisja
  • Kordinatori Antikorrupsion, MD
  • Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Padyshim që në çdo rast t’i drejtohen edhe Policisë & Organeve Kompetente!