Zëri Yt Dëgjohet!

You are here

Transparenca, cilësia dhe saktësia e informacionit, përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e shërbimit tonë. Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Gusht 2023, janë trajtuar për qytetarët:

  • 19,445 mesazhe dhe telefonata në numrin zyrtar +355688015833;
  • 1,811 mesazhe dhe komunikime në rrjetet sociale;
  • 1,423 komunikime me email në adresën dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

Jeni konfuz për informacionin mbi procedura të ndryshme?

Mos u shqetësoni! Jemi ne udhërrëfyesi i eksperiencës suaj në DPSHTRR!

Përmes kanaleve tona në:

Numër Kontakti/Whatsapp; e-Mail; Rrjete Sociale, etj., jemi aty me stafin e kualifikuar për t’i dhënë përgjigje çdo paqartësie tuajën!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga