Zëri Yt Dëgjohet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç

Data e lajmit: 14 Nov 2023

Zëri Yt Dëgjohet në DRSHTRR Laç!

Ndjekim nga afër perceptimet e qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të ofruar në këtë DRSHTRR, e cila numëron jo pak por 42,377 mjete të regjistruara dhe 64,626 drejtues mjeti.

Ndër përshtypjet e qytetarëve nuk mund të mos përmendim transformimin e infrastrukturës së kësaj drejtorie, e cila disa vite më parë përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat.

Falë investimeve të duhura me sisteme kanalizimi dhe kullimi, reshjet e dendura nuk përbëjnë më pengesë për mbarëvajtjen e punës në këtë drejtori!

Vlerësojmë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët që marrin shërbim në sportelet tona.

Synojmë vazhdimisht të përmirësohemi dhe këtë gjë e arrijmë vetëm me ndihmën e opinioneve tuaja mbi cilësinë e shërbimit!

www.dpshtrr.gov.al