Zero tolerancë e ndëshkim ndaj abuzimit me detyrën!

Data e lajmit: 10 Nov 2021

   

Shembulli nis nga vetja! 0 tolerancë e ndëshkim ndaj abuzimit me detyrën!
Krahas motivimit maksimal të ekipit, kushteve shumë më të mira të punës, largimit nga e shkuara e fshesave politike e respektimit të meritës, DPSHTRR ka rritur kontrollin mes sistemeve informatike, monitorimit dhe analizave të riskut, me rezultate që sot i dedikohen edhe komunikimit e transparencës me publikun në module online anketimi, denoncimi e ankimimi!
Jemi të ndërgjegjshëm se çdo shërbim ku ka kontakt me personelin mbart një rrezik subjektiviteti, ndaj edhe pse shërbimi ynë është transformuar rrënjësisht, ka ende vend për t’u vetëkorrigjuar shpejt, aty ku nuk jemi mirë e për ta pastruar entin nga fenomene abuzive me detyrën e ligjin!
Ky postim përcjell lajme jo të mira për ata punonjës të Shërbimeve të Transportit Rrugor që nuk i janë bindur rregulloreve, kritereve, akteve normative, qarkoreve e detyrave funksionale duke u bërë palë në raste abuzimi e duke sfiduar entin dhe ligjin!
Njoftojmë marrjen e masave disiplinore në 6 drejtori rajonale ndaj 16 punonjësve, përkatësisht:
DRSHTRR Tiranë - 8 masa disiplinore:
• 5 Vërejtje nga të cilat 3 me paralajmërim për largim nga puna!
• 2 Njoftime për fillim procedure për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës!
• 1 Largim nga detyra!
DRSHTRR Fier - 3 masa disiplinore:
• 2 Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna!
• 1 Njoftim për fillim procedure për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës!
DRSHTRR Laç - 1 Njoftim për fillim procedure për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës!
DRSHTRR Berat: 1 Njoftim për fillim procedure për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës!
DRSHTRR Dibër: 2 Njoftime për fillim procedure për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës!
DRSHTRR Kukës: 1 Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna!
Shkeljet e konstatura janë:
1. Regjistrim i mjeteve rrugore me sistem drejtimi në krahun e djathtë;
2. Identifikim të gabuar të treguesit të mjetit: “vëllimi i motorit/cilindrata” dhe “kategoria mjedisore”, kryesisht për mjetet që importohen nga shtete, dokumentacioni shoqërues i të cilëve nuk është i plotë me të gjithë treguesit apo nuk ka përputhje me standardet;
3. Kalim i mjetit në testin e kontrollit teknik me të meta teknike duke rrezikuar sigurinë rrugore në qarkullim;
4. Regjistrim i mjeteve të kategorisë N1 me vit prodhimi mbi 15 vjet;
5. Regjistrim i mjetit me sistem ushqimi (lëndë djegëse) benzinë-gaz, ndërkohë që sipas dokumenteve shoqërues të mjetit lënda djegëse është vetëm benzinë;
6. Identifikim dhe regjistrim i gabuar i treguesit: “Kodi i karrocerisë”, “Destinacioni i përdorimit”, “Lloji i mjetit”, “Vendi i origjinës”, etj.
7. Deklarim i rremë i arsimit e diplomës;
Përveç këtyre masave administrative, DPSHTRR do të vijojë edhe me kallzim penal për rastet e shkeljeve të rënda!
Të gjitha mjetet problematike të evidentuara nga denoncimet, nga shërbimi apo të dokumentuara nga raportet e Auditit të DPSHTRR, do të përballen me Listën e Zezë (bllokim nga çdo transaksion apo shërbim, njoftim Policia Rrugore) deri në kryerjen e ndryshimit konstruktiv, plotësimin e dosjes, shlyerjen e detyrimeve të shmangura si edhe korrigjimin në sistem (edhe në dokumentat e mjetit) të të dhënave!