Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?

You are here

 Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?

Në vetëm 5 ditë pune ju do të pajiseni me kartën e rinovuar!

Hapat që duhet të ndiqni:

 Drejtohuni pranë sportelit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku ju keni vendbanimin me:

 Mjet Identifikimi të vlefshme;

 Lejen e Drejtimit që zotëron të vlefshme;

 Karta e memories aktuale;

 Një fotografi;

 5 ditë pune nga momenti i aplikimit, gjurmoni përmes platformës online, nëse karta ka mbërritur në sportel.

 Nëse karta ka mbërritur në sportel paraqituni për ta tërhequr!

Kujdes!

Keni 3 muaj afat kohor për të tërhequr kartën pranë sportelit! Nëse nuk respektoni afatin, karta bëhet e pavlefshme!

Për informacione më të detajuara:

 Mbi Kartën e Tahogtafit: https://www.dpshtrr.al/deshmi.../tahograf-digjital

 Gjurmo dokumenta: https://www.dpshtrr.al/gjurmo-karten-tahografit-digjital

Tags: