Zyrtarizimi i bashkëpunimit DPSHTRR - Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar!

You are here

   

Lajm i mirë zyrtarizimi i bashkëpunimit midis DPSHTRR dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar!

Marrëveshja e saponënshkruar ka si qëllim:

-Bashkëpunimin e dy institucioneve për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme me interes zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e Sigurisë Rrugore për grupmoshën 6-14 vjeç.

-Kryerjen e fushatave sensibilizuese mbi sjelljen në rrugë për ndërgjegjësim publik të përdoruesve të rrugës, si edhe ndikimin për mësimin e edukatës rrugore në institucionet arsimore.

Veprimtaritë kryesore në fokus janë njohja e manualeve edukative, ndërgjegjësimi mbi rreziqet në rrugë, praktika e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, njohja e tabelave sinjalizuese!

Edukimi rrugor nis që në fëmijëri! 

#DPSHTRR #SiguriaRrugore #EdukimiRrugor #MIE #MASR #DPAP #RoadSafety #AutomotorizimiShqiptar

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”