Jemi me Ukrainën!

You are here

Prej fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, iu bashkua aleancës aktive që dënon luftën dhe pasojat e tmerrshme për qytetarët e pafajshëm ukrainas.

Një e-mail nga Presidenti i FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike), Z. Tiddo Bresters, mbështetës i projektit tonë për koleksionin shqiptar të mjeteve RETRO, ngrohu shumë zemrat këtë 8 shtator.

Kolegu ynë, Z. Anatoly Shumsky, Presidenti i UAC (Automoto Klubit të Ukrainës), njëkohësisht përfaqësues i FIVA në Kiev, morri dhuratën tonë, një targë shqiptare me dedikimin për Ukrainën dhe pozoi për automotorizimin shqiptar në këtë foto, i lumtur për simbolikën dhe solidaritetin e treguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,  me nismën e shitjes së 500 targave dhuratë për të mbledhur fonde në ndihmë të kauzës së paqes.  ( Fond, i cili iu dorëzua Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri.)

Komuniteti i gjerë botëror i automotorizimit, brenda së cilit çdo zë e çdo akt human merr rëndësi për një qendrim sa më të palëkundur për dënimin e këtij agresioni të pajustifikueshëm, është pranë popullit kurajoz të Ukrainës