Rinis shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve, vetëm për këto kategori, sipas një kalendari dhe grafiku të mirëorganizuar:
• Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve i'u ka skaduar çertifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS.
• Taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve që i'u ka skaduar çertifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS.
• Të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.
Në pritje të një njoftimi të dytë nga DPSHTRR, me data të përcaktuara për muajin qershor, me mundësi rezervimi të datës dhe orës për kryerjen e shërbimit të Kontrollit Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, do të vijohet me:
• Të gjitha mjetet e përdorura, të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga data 1 janar 2021, të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me çertifikatë të Kontrollit Teknik.
• Të gjitha mjetet, të cilave u ka përfunduar çertifikata e Kontrollit Teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 (nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ) ose nuk e kanë kaluar Kontrollin Teknik dhe duhet të riparaqiteshin brenda datës 31 dhjetor 2020.
• Mjete të tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme.
• Mjete rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës.
Të gjitha autoveturat, të cilat janë pajisur me çertifikatë të Kontrollit Teknik gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2020, do të njoftohen nga DPSHTRR ,në një moment të dytë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë nga 1 vit në 2 vjet, për shkak të ndryshimeve të përcaktuara në Kodin e Ri Rrugor. Gjatë kësaj periudhe pritjeje, të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë pjesë në këtë kategori, nuk do të penalizohen nga organet e kontrollit në rrugë. Sigurohuni që gjatë udhëtimit me mjet, të keni me vete çertifikatën e Kontrollit Teknik të lëshuar në vitin 2020, si dhe vërtetimin e pagesës së taksave vjetore brenda afatit të përcaktuar & TPL (siguracionin e detyrueshëm)!
KUJDES: Të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!
#DPSHTRR #KontrolliTeknik #MIE #ShërbimeCilësore #AutomotorizimiShqiptar