45,060 Regjistrime Mjeti Pa Përkthime Dhe Noterizime, në 2022

You are here

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë muajit shkurt të vitit 2022, aplikoi lehtësimin e ri në praktikën e regjistrimit të mjeteve nga importi, duke ndihmuar 45,060 regjistrime, ose 81% të procedurave, në kosto e kohë.

 Në këto kushte lehtësie një numër i konsiderueshëm prej 55,537 mjete janë regjistruar për herë të parë gjatë periudhës Shkurt - Dhjetor 2022, nga të cilat:

  • 42,951 (77%) me origjinë nga Bashkimi Europian;
  • 2,109 (4%) me origjinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • 10,477 (19%) me origjinë tjetër.

Gjithashtu plot 135,180,000 Lek u janë kursyer qytetarëve/subjekteve falë risisë në njohjen e:

  • Dokumenteve të origjinës dhe dokumenteve teknike në gjuhën angleze.
  • Dokumenteve teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE.
  • Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV).     

 Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive,  22,530 orë në vit u janë kursyer qytetarëve/subjekteve si kohë totale e fituar nga thjeshtimi drastik i shërbimit.

 Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga