Akreditimi i DPSHTRR Sipas Standardeve Ndërkombëtare

You are here

Në kuadër të kontratës së lidhur, ka nisur trajnimi për akreditimin e trupës inspektuese sipas standardit ISO 17020, ku u trajtuan temat e vlerësimit të konformitetit dhe kërkesat për funksionimin e organeve që kryejnë aktivitete inspektimi për Kontrollin Teknik të Mjeteve. 

Në këtë trajnim morën pjesë stafi drejtues dhe ai teknik në secilat nga Degët e Kontrollit Teknik në çdo rajonale dhe u trajtuan temat mbi kuadrin rregullator dhe ligjor për referencë ndaj Standardit S SH CEI ISO IEC 17020:2012.

Lektorët sqaruan aspekte të përgjithshme për strukturën e këtij standardi, terminologjitë, dokumentacionin, menaxhimin e rreziqeve për paanshmëri, mjetet e punës, përgjegjësitë, funksionet dhe detyrat, kompetencat dhe kualifikimin e personelit, procese e metodologji, procedurat teknike, përshkrimet e punës, raportet, evidencat, certifikimi i konformitetit të inspektimit, etj.

Trajnimet formuese do të vijojnë me sektorët e Tahografit, Leje Drejtimit - ISO 17024:2012 për certfikimin e personelit për sektorin e kualifikimeve dhe testimeve, si edhe me trupën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, mbi menaxhimin cilësor të aktiviteteve sipas standartit të ISO 9001:2015. 

Procesi i Akreditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor i shërben qendrueshmërisë së cilësisë e sigurisë së shërbimeve të transportit rrugor, rritjes së nivelit organizativ dhe fuqizimin e bashkëpunimeve në rrafsh ndërkombëtar, me qëllim konsolidimin e Automotorizimit Shqiptar në dobi direkte të qytetarëve.