Analiza mbi Sigurinë Rrugore: Janar-Korrik 2022
Muaji Korrik ka rezultuar muaji me më pak viktima në aksidente rrugore në historinë e automotorizimit.
Në këtë muaj janë shenjuar :
- Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve.
- Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete.
- Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja.
Ulja e numrit të aksidenteve rrugore për këtë 7-mujor referuar statistikave zyrtare.
Rreth 686 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Korrik 2022, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 13% më pak se në 2021-shin.
Bilanci i muajit Korrik 2022 shënon rënie të konsiderueshme të numrit të viktimave nga aksidentet: vetëm 6 viktima në aksidentet rrugore ose 46% më pak viktima për 1 milion banorë në krahasim me mesataren mujore EU 27 (2 viktima për 1 milion banorë).
Rreth 95 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar- Korrik 2022 ose 19.5% më pak krahasuar me 2021.
Del në fokus nevoja për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane, ku këmbësorët janë 45% e të përfshirëve në aksidente, rezultat që shpesh vjen nga pakujdesia e tyre ose nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Rreth 21,6% më shumë këmbësorë të përfshirë krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
Nga 971 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Korrik 2022:
- 24% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018!
- 53% progres pozitiv në sigurinë rrugore për vitin 2022!
Rreth 55% e aksidenteve rrugore në Shqipëri ndodhin në zonat urbane, 31% në rrugë rurale, 5% në autostradë dhe 9% në rrugë të tjera.
Me numër 2, indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 46% më pak se viti 2018 dhe 26% MË PAK se viti 2021.
Me numër 1.4, indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 22% më pak se viti 2021.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit rrugor u bën thirrje të gjithë përdoruesit e rrugës: Zbatoni sinjalistikën e qarkullimit në rrugë,jeta e secilit prej nesh vlen.
Këto rezultate fantastike, kur përdoruesit e rrugës vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal, ndërsa aksidentet rrugore ulen, provojnë se ky sukses s’do qe i mundur pa faktorët e mëposhtëm:
- Edukimi e ndërgjegjësimi më i mirë.
- Kontrolli rrugor e masat më të forta.
- Leje Drejtimi më të merituara.
- Mjete rrugore më të sigurta.
- Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë.