Analizë mbi sigurinë rrugore, për periudhën Janar-Dhjetor 2020

You are here

Analizë & statistikë progresi në sigurinë rrugore për periudhën 2010-2020:

Vdekshmëria për 10,000 mjete aktive në qarkullim, është ulur me -67% krahasuar me vitin 2010, pavarësisht rritjes së numrit të mjeteve motorike në qarkullim me +60% krahasuar me 2010!

Janë të pajisur deri në dt. 31.12.2020 me Lejedrejtimi 1,100,501 qytetarë ose +86% më shumë drejtues mjetesh se në vitin 2010 dhe vdekshmëria për 10,000 drejtues mjeti është ulur me -73% krahasuar me 2010! 

 Rënie e numrit të aksidenteve rrugore me -41% në vitin 2020 krahasuar me vitin 2013!

Rekord POZITIV me 0,016% probalitet që një i sapopatentuar të shkaktojë aksident rrugor ose 1 në 6250 drejtuesa të rinj të vitit 2020, ulje me -20% krahasuar me vitin 2019!

1498/1234, -264 aksidente më pak në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, ose -20%! 

2019: 1 aksident rrugor për 695 Drejtuesa Mjeti/418 Mjete

2020: 1 aksident rrugor për 892 Drejtuesa Mjeti/548 Mjete = -18%! 

  • Kemi kapur objektivin e BE-27 për 2020 që është ulja e numrit të viktimave të aksidenteve rrugore me ~50% në krahasim me 2010, Shqipëria = -49%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-27 është vetëm -21%! Pra jemi ndjeshëm më mirë si përmirësim e afrim me objektivin e vështirë -50%! Vërtetohet suksesi i Autoshkollave në kualifikimin e drejtuesve të mjeteve, rritja e cilësisë së testimit, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe forcimi i masave disiplinuese!
  •  -65% ulje e probabilitetit për aksident për çdo Drejtues Mjeti/Mjete në qarkullim krahasuar me vitin 2013!
  • -35% përfshirja e drejtuesve me moshë deri në 24 vjeç në 2020-ën krahasuar me vitin 2019!
  •  22% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore në 2020-ën krahasuar me vitin 2019!

 Më pak aksidente, më pak viktima, siguri më e lartë rrugore! 

#DPSHTRR #SiguriRrugore #Lejedrejtimi #MIE #UljeFatalitetiAksidenteRrugore #Progres #Standarte #Transparencë #UljeAksidenteRrugore #Analizë #AutomotorizimiShqiptar