Çdo Ditë Të Hënë Të Gjitha DRSHTRR-të Ofrojnë Shërbim Deri Në Orën 19:00

You are here

Doni të rinovoni patentën apo të ndryshoni pronësinë e mjetit? Keni për të paguar taksat dhe nuk mund të shkëputeni nga aktivitete të tjera të përditshme? 

Mos u shqetësoni, sot të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ofrojnë shërbim deri në orën 19:00.

Për të shmangur radhën në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë dhe Durrës për veprimet me mjetin, rezervoni orarin e shërbimeve në: www.dpshtrr.al

Rezervo Kontrollin Teknik dhe Paguaj Taksat Online në platformën e-Albania.

Për informacion dhe asistencë për Rezervimin e Kontrollit Teknik na telefononi në: 0688015833


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga