Dita e Tokës!

You are here

Dita e Tokës!
Në vitet e fundit, DPSHTRR ka ndërmarrë nisma të gjelbra e sociale me fokus mbrojtjen e mjedisit por edhe reforma të shërbimit me thjeshtim praktikash e afrim me qytetarin përmes sporteleve online, risi, lehtësi e eliminim distancash!
Kjo ka sjellë kursim karburanti e kohe për qytetarët, ulje ndotjeje e trafiku me:
  • 35,278,600 km/vit më pak
  • 2,469,512 litra karburant/vit më pak
  • Kemi rinovim të flotës vendase me mjete me impakt mjedisor më të ulët, ku në Janar-Mars 2022 janë regjistruar për herë të parë 4,284 mjeteve me kategori mjedisore >=Euro 5
  • Kemi rritje të flotës vendase me konkretisht 116 mjete Plug-In/Elektrike (PEV) të regjistruara për herë të parë gjatë periudhës Janar-Mars 2022
  • Në buxhetin e vitit 2022 kemi alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synim shfrytëzimin 100% të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse
  • Zëvendësimi i makinerive të shtypshkrimeve, me makineri të gjeneratës së fundit, ka reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit.
  • Riciklimi i Targave të 13 drejtorive rajonale të grumbulluara gjatë vitit 2021: 53,500 targa të ricikluara në 17,141 kg metal
DPSHTRR me nismat e saj ka ulur me 80% dokumentat letër, që depozitonin qytetarët në aplikime, duke eliminuar volume, kosto, kohë përpunimi të dosjeve të arkivave dhe duke mbrojtur ambientin. Kujdesemi për Tokën sikur çdo ditë t’i përkasë asaj!