DPSHTRR Bashkëpunim të Ngushtë me Institucionet Homologe Gjermane

You are here

Prej 2 vitesh tashmë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor punon ngushtësisht me kolegët gjermanë të KBA (institucion homolog i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transport Rrugor ) dhe të Ministrisë Federale të Transportit e Digjitalizimit, me fokus mbi Sigurinë Rrugore, Leje Drejtimin, Regjistrimin e Mjeteve dhe së fundmi edhe Automoto Parkun Shqiptar e Regjistrin Retro.

 Automotive Fair Albania konfirmoi mbështetjen nga shteti  gjerman për ekipin e saj dhe për shumë nga projektet e bashkëpunimet në proces, ku prezenca me tre përfaqësues në tre nga Forumet e Automotive Fair Albania 2022, por edhe përzemërsia e përfshirja e miqve gjermanë rrezatoi respektin e tyre për Shërbimet e Transportit Rrugor Shqiptar si edhe gatishmërinë për ndihmë konkrete e shumë sektoriale në vijim.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor  faleminderon Z. Christian Theis, Z. Kai Assing dhe Z. Patryk Dudek.

 Së shpejti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor fillon takimet mbi homologimin e mjeteve rrugore, shkëmbimin në kohë reale të të dhënave dhe nisjen e konsulencës për Automoto Park, Elbasan.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga