DPSHTRR gjatë 2022/ Fokus Kryesor në Sektorin e Kualifikimit për Leje Drejtimi

You are here

Gjatë vitit  2022, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e vendosi fokusin kryesor tek sektori i kualifikimit për leje drejtimi, në ndërveprim me 345 autoshkollat me status aktiv, nën juridiksionin e 13 drejtorive rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku për  periudhën 8-mujore janar-gusht ka kryer 157 kontrolle dhe ka marrë 103 masa.
Shkeljet kryesore kanë rezultuar në:

  • Tabelat në mjetet autoshkollë jashtë standardi (32);
  • Mungesë kontratash me aplikantin (14);
  • Autorizime praktike të skaduara (13);
  • Regjistër Teorie e Praktike të paplotësuar (10);
  • Mjetet pa siguracion/kolaudim (10);
  • Regjistra amze të paplotësuar (8);
  • Kontrata pune, autorizime instruktorësh dhe dëshmi jashtë afatit (8);
  • Tabela në seli me kategori LD jashtë aktivitetit (3);
  • Pedale paralele mjeti jashtë funksioni (1);
  • Kompjutera mësimi jofunksional (1).

Të gjitha subjekteve i është lënë afat 5 ditë për korrigjimet, ndërsa një subjekti iu bllokua aktiviteti 1 muaj.

Në zbatim të dispozitave të reja të Udhëzimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr. 9, Dt. 14.4.2022 “Për Aktivitetin e Autoshkollave”, neni 3, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka refuzuar regjistrimin e kandidatëve për leje drejtimi nga 8 adresa dytësore të subjekteve që operonin në kundërshtim me aktet në fuqi.

Një subjekt është sanksionuar me mbyllje aktiviteti sepse operonte në kundërshtim flagrant me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në kushtet kur pritet përcaktimi i kritereve për rregullimin e tregut të Autoshkollave, bazuar në numër popullsie për zonën e mbulimit dhe në situatën kur subjektet aktive tejkalojnë me kapacitete kërkesën për regjistrime të reja/sipas zonave ku operojnë, refuzoi autorizimin për 3 subjekte që aplikonin për çelje aktiviteti.

Po punohet që brenda vitit 2022 të përcaktohet niveli orientues tarifor dysheme që do të jetë detyrues për autoshkollat, në mënyrë që të garantohet një proces mësimor sa më profesional, i plotë dhe cilësor, i formalizuar dhe në nivele sa më bashkëkohore për teori e praktikë. 

Konsolidimi dhe mbrojtja e subjekteve korrekte, lufta ndaj konkurrencës së pandershme dhe fiktivitetit shkollor, eliminimi i evazionit dhe abuzimit, mos kioskëzimi i tregut të autoshkollave, garantimi i rekrutimeve e pagave dinjitoze, janë thelbësore për rritjen e nivelit të përgatitjes dhe edukimit për leje drejtimi në Shqipëri.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga