DPSHTRR në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin për Rregullime e Plotësime të Kodit Rrugor në Përputhje me Direktivat e BE

You are here

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Z. Blendi Gonxhja  ka qenë pjesë e takimit të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin, ku u miratuan një sërë risish lehtësuese në ndihmë të drejtuesve të mjeteve, norma të reja për rritjen e sigurisë rrugore, rregullime e plotësime të Kodit Rrugor me fokus qytetarin, në përputhje me Direktivat e Bashkimit Europian.

Disa nga risitë:

  • Rinovimi i Leje Drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç! Pra përveç rritjes nga 10 në 15 vjet të afatit të LD krahasuar me si është sot kur rinovon deri në 50 vjeç, kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje LD pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon LD pasi ke mbushur moshën 70 vjeç! (Shembull: Fitoni për herë të parë Leje Drejtimi të këtyre kategorive kur jeni 18 vjeç, rinovoni LD kur jeni 33 vjeç, 48 vjeç, 63 vjeç e në rinovimin e moshës 78 vjeç nisin afatet e shkurtuara!
  • Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton - lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)
  • Zgjatje e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!
  • Qytetarët që u është anulluar Leje Drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin Leje Drejtimin shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Në pritje të shqyrtimit dhe miratimit eventual nga Parlamenti, eventualisht brenda Dhjetorit 2022, në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtori i Përgjithshëm Z. Blendi Gonxhja, ka falenderuar gjatë takimit, të gjithë deputetët prezent në komision, nga i gjithë spektri, për lajmet e mira që do sillnin amendamentet për qytetarët, për sektorin e transportit rrugor dhe për rritjen e sigurisë rrugore në përgjithësi.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga