DPSHTRR në ndihmë solidare për festat e fundvitit.

You are here

NJË TJETËR AKT SOLIDARITETI në prag të festave të fundvitit nga DPSHTRR - MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri nga Pandemia! 

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë  sivjet nga DPSHTRR! 

 U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020! 

U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit! 

#GëzuarFestat #GjithmonëBashkë #SolidaritetiDPSHTRR #MIE #PërgjegjësiaSocialeGjatëPandemisë