DPSHTRR në platformën e re online “Open Data DPSHTRR”, mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

Data e lajmit: 19 Jan 2021

Të dhënat statistikore mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

Gjatë vitit 2020:
janë regjistruar për herë të parë 52,361 mjete rrugore nga ku autoveturat përbëjnë 83% të numrit total të mjeteve, motomjetet 6% dhe automjetet për transport të përzierë 5%.

 Në DRSHTRR Tiranë janë regjistruar për herë të parë 39% e mjeteve, ndjekur nga Durrësi 15% dhe Fieri 10%. Vihet re një mesatare prej 3,339 mjete të regjistruara në muaj gjatë 6-mujorit të parë të vitit ku ndikim te ndjeshëm kanë muajt e karantinës, ndërkohë që gjatë 6-mujorit të dytë, numri mesatar i mjeteve të regjistruara në muaj rezulton 5,388 mjete ose +61%.

43,661 autovetura të regjistruara për herë të parë, të kategorizuara në 68 marka të ndryshme mjetesh.

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2010-2020, zënë 29% ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara gjatë vitit 2020, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2005-2009 zënë 63% dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2005, përbëjnë 8%.

Për më shumë informacione, mund të vizitohet faqja zyrtare e DPSHTRR: www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #OpenData #Transparencë #RaporVjetor2020