DPSHTRR Trajnime me Specialistët e Kontrollit Fizik dhe Shërbimit të Tahografit

You are here

Fundjava e gjen Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me trajnime dhe kualifikime të ekipit, këtë herë me specialistët e identifikimit të treguesve teknik të mjetit (Kontrolli Fizik) dhe shërbimit të Tahografit, nga rajonalet, linjë e Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, një nga më kryesoret në entin tonë. 

Parametrat e inspektimeve të këtyre sektorëve tëkësaj drejtorie  përfshijnë aspekte të ligjshmërisë, cilësisë, sigurisë, përshtatshmërisë dhe pajtueshmërisë së vazhdueshme, me volume e sasi të lartë praktikash, përmes sistemeve zyrtare operative e informatike që përditësohen e që ndërveprojnë. 

Programi lidhet me rritjen e besueshmërisë, kompetencës dhe nivelit të paanshmërisë së personelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në kuadër të objektivave e detyrimeve për aftësim specifik e profesional, drejt akreditimit për standardin EN ISO/IEC 17020; dokumenteve të aplikueshme nga DA/EA/IAF/ILAC dhe gjithashtu specializimit me ushtrime praktike e me materiale të përgatitura për këtë qëllim (Rregullore, Procedura, Udhëzime, Formularë, etj.).


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga