DRSHTRR Korçë në rrugën e transformimit!

You are here

   

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në transformim rrënjësor! Jo vetëm për sa i përket cilësisë së shërbimeve dhe risive, por edhe kushteve të punës dhe të një ambienti dinjitoz të pritjes së qytetarëve!

Ka filluar tashmë puna për ndërtimin e kompleksit të ri të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Korçë. Kjo pikë përfshin shërbimin nda qytetarëve të 5 bashkive; Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq! Ofrojmë 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh. Ky investim është realizuar 100% nga DPSHTRR. Fonde vetëfinancimi të arritura falë mirëadministrimit tre-vjeçar 2019-2021! Pritet që brenda vitit 2022, ky investim të ketë përfunduar dhe të shërbejë në kapacitet të plotë si një qendër automotorizimi për Qarkun juglindor!

Për informacione mbi investimet në Drejtoritë Rajonale apo për çdo paqartësi, DPSHTRR fton qytetarët t’i drejtohen faqes zyrtare www.dpshtrr.gov.al

Video: 

Transformim i DRSHTRR Korçë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”