DRSHTRR Laç - Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

Data e lajmit: 16 Jul 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka nisur një tjetër investim e tjetër punë në shërbim të qytetarëve.

Me zgjerimin e shërbimeve të drejtorisë edhe me Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore, nisëm përshtatjen e kapanoneve të DPSHTRR, në rajonalet ku kishte vështirësi për shërbimin e Kontrollit Fizik, si në rastin e DRSHTRR Laç (Kurbin), ku po ndërtohen ambientet e reja shtesë dhe njëkohësisht po rikualifikohen tërësisht ambientet e Kontrollit Teknik, për të optimizuar ergonominë e modernizuar kushtet e punës për punonjësit dhe për qytetarët e subjektet.

Për më shumë informacion:
https://www.dpshtrr.al/drshtrr-lac

#VëmendjaTeQytetarët #TransformimModernizim #DPSHTRR #MIE #DRSHTRRLaç #SkaKohëPërPushim #AutomotorizimiShqiptar