e-Monitorimi 2/ Sistemi i 2-të i Monitorimit për çdo QKT të Drejtorive Rajonale

You are here

 Nis implementimi i sistemit të dytë të monitorimit, këtë herë në ambientet brenda dhe jashtë, në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik, për çdo linjë e proces inspektimi të QKT-ve, pranë çdo drejtorie rajonale në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke mbyllur qarkun dhe plotësuar tërësisht mbikqyrjen.

Kontroll dhe siguri e ofruar me profesionalizëm nga kamerat e teknologjisë më të fundit.

Mbërritën në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,sasia e parë e kamerave dhe pajisjeve të tjera si:

-Kamera IP të jashtme;

-Kamera Ip të brendshme;

-Kamera FishEye;

-Servera Analitikë me power supply redundant, etj.

Pajisje këto të një cilësie të lartë, duke garantuar një sistem funksional dhe të sigurtë ruajtjeje dhe përpunimi digjital të pamjeve për mjetet e listës së riskut, përmes një salle të monitorimit interaktiv qendror.

Kamerat IP të jashtme LPR, bëjnë leximin dhe regjistrimin e targave për çdo mjet që futet në kapanonin e Kontrollit Teknik. Falë investimit në teknologji të avancuar, ato ndihmojnë për të shkarkuar menjëherë të dhënat e mjetit, në ekranet ku procedohet kontrolli.

Investojmë në mirëadministrim dhe transparencë të shërbimit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga