Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore zhvillohet në hapësirat e rikualifikuara të DRSHTRR Tiranë

You are here

Edukojmë fëmijët mbi rregullat e qarkullimit rrugor në Këndin e Sigurisë Rrugore, tashmë në hapësirat e rikualifikuara të DRSHTRR Tiranë!

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi sigurinë rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vazhdon projektet e iniciativat konkrete për edukimin e fëmijëve  me qëllim kryesor nxitjen e të mësuarit mbi rregullat dhe sinjalistikën e  qarkullimit rrugor përmes lojës. Procesi i të mësuarit i mbështetur në modele konkrete të sjelljes në trafik dhe i shoqëruar me shembuj të shumtë në praktikë, rrit efektshmërinë e edukimit rrugor të fëmijëve, për të kuptuar sa më qartë situatat në rrugë.

Fëmijët, si pedalues apo si këmbësorë por edhe si shoferë nesër, duhet të njihen me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë dhe me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin! Mobiliteti urban por edhe njohuritë mbi trafikun, lëvizjen, të drejtat e detyrimet, nguliten më mirë që në fëmijëri, ku rol parësor ka shembulli në familje, shkolla si edhe aktivitetet edukative e didaktike siç pasqyron edhe projekti kombëtar i DPSHTRR “Siguria Rrugore” në bashkëpunim me bashkitë, policinë, shkollat dhe komunitetet!

Të lidhura