Mirëmbani Mjetet e Kryeni Kontrolle Periodike të Tyre

You are here

Mjetet duhen mirëmbajtur e kontrolluar periodikisht për difekte e konsum pjesësh, nga përdoruesi ose zotëruesi që janë ligjërisht të ngarkuar me përgjegjësi 

Sot këto mjete ngelin nuk e kalojnë më kolaudimin, 1 në 3 mjete rrugore nuk kalojnë testin e kontrollit teknik. Arsyet e kësaj gjendjeje lidhen fatkeqësisht edhe me të shkuarën e hidhur të shërbimit, kur kontrolli i duhur mungoi e i dha kurajo papërgjegjshmërisë.

Por kohët kanë ndryshuar dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më kurrë.

Rrugë e qytete më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më Testin e Kontrollit Teknik.  Ngelësa në Kolaudim!  Jo më rrezik në qarkullim.

Rastet (video) janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve, lista e zezë dhe gjatë kontrolleve rrugore nga Task Forca e Policia.

Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore, kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi. 

Në kodin rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale. Penalizimet që pasojnë janë masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi.

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga