Njoftim për Subjektet e pajisur me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave

You are here

DPSHTRR në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qënë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar si duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 15 shkurt 2021. Mos respektimi i këtij afati passjellë heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.

DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.